Blerta Deliu: Me programin e ‘Rimëkëmbjes’ bizneset do të mbështeten me 500 milionë euro grante dhe subvencione

Zgjedhjet 2021

Blerta Deliu: Me programin e ‘Rimëkëmbjes’ bizneset do të mbështeten me 500 milionë euro grante dhe subvencione

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:23
Blerta Deliu-Kodra

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka vazhduar fushatën elektorale në Polac të Skënderajt, shkruan Gazeta Blic.

Deliu është pritur në takim nga Elmi Gruda i cili udhëheq biznesin ‘Muli Shoes’ dhe ka disa të punësuar, ku Deliu  i’u ka prezantuar programin e Rimëkëmbjes.

“Me Hoxhajn kryeministër dhe panin e PDK-së, bizneset do të mbështeten me 500 milionë euro grante dhe subvencione” shkruan Deliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Programin e Rimëkëmbjes e prezantuam me kolegë kandidatë në Polac, ku u pritëm ngrohtë në familjen e z.Elmi Gruda.

Z. Gruda udhëheq ‘Muli Shoes’, një biznes që ka disa të punësuar. Rimëkëmbja është plan i qartë i dedikuar për zhvillimin ekonomik dhe bizneset.

Me Hoxhajn kryeministër dhe panin e PDK-së, bizneset do të mbështeten me 500 milionë euro grante dhe subvencione.

Me udhëheqësit e ‘Muli Shoes’, na u bë edhe më e qartë se sa shumë kanë nevojë për ndihmë bizneset që u harruan pothuajse tërësisht gjatë vitit të vështirë të pandemisë.
#PDK134
#Rimëkëmbje
#EnverHoxhaj1
#BlertaDeliuKodra9

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat