Limaj: Hoxhaj mund të jetë çdo gjë tjetër – veç drejtues jo

Zgjedhjet 2021

Limaj: Hoxhaj mund të jetë çdo gjë tjetër – veç drejtues jo

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:46
Fatmir Limaj

"Në jetën e tij nuk ka drejtuar asgjë”.

Nisma Socialdemokrate ka mbajtur sot takim elektoral në Suharekë.

Kryetari i këtij subjekti politik, Fatmir Limaj, e ka hënë se kundër-kandidati i tij nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, nuk ka kapacitet që ta drejtojë vendin.

“Kemi një ofertë që ka mundur t’i shërbejë Kosovës dhe nuk i ka shërbyer, ata kanë zgjedhur që ta përcjellin lirinë e Kosovës përmes televizorit”.

“A do t’ua besoni fatin të tillëve, për më tepër ata kanë ofenduar luftën tuaj për liri”.

“Enver Hoxhaj mund të jetë çdo gjë tjetër veç drejtues jo. Nuk e ka kapacitetin për ta drejtuar vendin dhe këtë e di Suhareka. Në jetën e tij nuk ka drejtuar asgjë”.

“Në dy momente kritike ai nuk ka qenë këtu, ai e ka gjetur të gatshëm edhe lirinë edhe partinë – dikujt i shkon kështu”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat