Sherifi: Hoxhaj në vend që të kërkoj falje për mohomin e gjenocidit, ai mbrëmë u tall me viktimat e gjenocidit!

Zgjedhjet 2021

Sherifi: Hoxhaj në vend që të kërkoj falje për mohomin e gjenocidit, ai mbrëmë u tall me viktimat e gjenocidit!

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 18:50
Bilall Sherifi

Sekretari i Përgjithshëm i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi, ka thënë se zgjedhjet që po vijnë janë shumë më të rëndësishme se sa zgjedhjet e kaluara.

Ai ka thënë se vendi është në një udhëkryq të rëndësishëm dhe se zëri i çlirimtarëve dhe Fatmir Limajt duhet duhet të jetë në Kuvendin e Kosovës.

“Të gjithë duhet ta kuptojnë seriozitetin e këtyre zgjedhjeve që planet e matrapazeve që nuk ia duan të mirën Kosovës të dështojnë ashtu sic kanë dështuar gjithmonë. Kemi të bëjmë më kandidatin për kryeministër Enver Hoxhaj në njërën anë dhe kandidatin për kryeministër të Nismës Fatmir Limaj. Të dytë kanë rrugëtime të ndryshme nga njëri-tjetri. Njëri në kohën kur populli lëshoi kushtrimin për të ardhur dhe mbrojtur e la luksin e Zvicrës dhe erdhi këtu dhe nuk kam çka të thëm se cili ka qenë kontributi i tij në luftë dhe tjetri u ndal në Vjenë për të sabotuar luftën e UÇK-së, për të thënë se nëse fiton UÇK ai do të kërkoj azil në Beograd”, ka thënë ndër të tjera Sherifi në një takim me përkrahësit e Nismës në Anamoravë.

Më tutje, ai a thënë se i njëjti në kohën kur kryhej gjenocidi në Kosovë shprehej i gatshëm të shkoj atje ku ushtria ka kryer gjenocid dhe pas 17 viteve shkruan një libër ku mohon gjenocidin dhe thotë në Kosovë ka pasur përpjekje për gjenocid dhe sipas drejtës ndërkombëtare përpjekja për gjenocid është mohim i gjenocidit.

“Në Kosovë nuk ka pasur përpjekje për të dhunuar 20 mijë gra, por janë dhunuar, 20 mijë gra shqiptare, në Kosovë nuk ka pasur përpjeje për të vra dhjetëra mijëra shqiptarë, por janë vra dhjetëra mijëra shqiptarë. Në Kosovë nuk ka pasur përpjekje për të vra 1400 fëmijë, por janë vra 1400, në Kosovë nuk ka pasur përpjekje për të vra 1380 por janë vra. Në Kosovë nuk ka pasur përjekje për të dëbuar 1 milion shqiptarë, por janë dëbuar 1 milion shqiptarë. Ajo që më dhëmb jashtëzakonisht ka të bëjë më shumë se kjo informatë tanimë është në dispozicion të qytetarëve të Kosovës dhe cili është reagimi në rastin e parë që ka kontakt me gazetarët ai përveç që mohon fillon të tallet me viktimat. Nuk merr mundin të sqarohet dhe të këroj falje së paku viktimave. Fare nuk don t’ia dijë që ka lëndu qindra mijëra zemra të nënave dhe grave. Kosova nuk guxon që ti jep mbështetje një njeriu që mohon gjenocidin dhe në fund edhe tallet”, ka shtuar Sherifi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat