​Hoxhaj: Do ta përmbyllim procesin e shtetndërtimit të Kosovës

Zgjedhjet 2021

​Hoxhaj: Do ta përmbyllim procesin e shtetndërtimit të Kosovës

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:25
Enver Hoxhaj

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, Enver Hoxhaj ka takuar qytetarët e Shalës së Lipjanit, para të cilëve ka prezantuar Planin e PDK-së për Rimëkëmbje.

Hoxhaj duke treguar prioritetet e qeverisë së tij ka theksuar se me të kryeministër do të përmbyllet procesi i shtetndërtimit të Kosovës dhe anëtarësimi në OKB.

Hoxhaj: Do ta përmbyllim shtetndërtimin dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB

“Veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës do ta kenë mbështetjen në pension në 300 euro nga 170, edhe pse e dimë qe kontributi i tyre e sakrifica e tyre nuk mund të kthehet me përkthehen me mbështetje financiare. Së dyti, do ta zhvillojmë ekonominë e vendit, së treti do të bëjmë përpjekje maksimale që të mbrojmë shëndetin e njerëzve duke sjellë vaksinën në Kosovë, së katërti do ta rikthejmë procesin mësimor në gjendje të rregullt përmes klasave hibride ku do tw mbahet mësimi edhe online edhe në mënyrë fizike. Do ta përmbyllim atë që e kanë filluar shokët tanë të cilët i kanë pri luftës për liri dhe pavarësi të vendit dhe kjo është shtetndërtimi i Kosovës dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB”, ka thënë Hoxhaj.

Banorëve të Shalës, Hoxhaj u ka thënë se padrejtësitë që po u bëhen krerëve të U ÇK-së me Gjykatën Speciale po i kthejnë në krenari dhe votë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat