Albin Kurti në Sharr: Na duhet fitore sa Malet e Sharrit

Zgjedhjet 2021

Albin Kurti në Sharr: Na duhet fitore sa Malet e Sharrit

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 20:53
Osmani dhe Kurti

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani këtë vikend e vizituan Sharrin dhe fshatrat përreth.

Të dy u zotuan se do të bëhet më tepër për bujqësinë, ekonominë dhe drejtësinë, si dhe premtuan vende pune me baza meritore.

Nga banorët e Bresanës së Opojës, Zhurit dhe Dragashit kërkuan vota që Vetëvendosja të fitojë më tepër se 61 deputetë.

Zotimet dhe kërkesat e tyre për ta fituar pushtetin qeveritar më 14 shkurt u pritën me entuziazëm nga simpatizantët e Vetëvendosjes të cilët, veç që u treguan mikpritës, ishin edhe kreativë.
 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat