LVV gjobitet për tubimin në Prizren

Zgjedhjet 2021

LVV gjobitet për tubimin në Prizren

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 22:25
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje është gjobitur për një tubim që e ka mbajtur këtë të shtunë në qytetin e Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur Edon Muçaj, drejtor i Inspektoratit në këtë komunë.

“Është e vërtetë. LVV-ja është gjobitur për tubimin e mbajtur në shkollën “Mustafa Bakiu”. Në teren pas orës 16:00 janë inspektorët komunalë në bashkëpunim me inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Kosovë (AUVK)”, ka thënë Muçaj.

Komuna e Prizrenit drejtohet nga Mytaher Haskuka i cili është nga subjekti i LVV-së

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat