Skenderaj: Qytetarët zhdukin banerin e kandidatit të VV-së, Mehani: Ndalni gjuhën e urrejtjes

Zgjedhjet 2021

Skenderaj: Qytetarët zhdukin banerin e kandidatit të VV-së, Mehani: Ndalni gjuhën e urrejtjes

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 12:00
Qytetarët zhdukin banerin e kandidatit të VV-së

Albin Kurti me ekip nuk u prit edhe aq mirë në Skenderajin mikpritës e shumëdhënës.

Por historia që filloi, nuk ka mbaruar akoma, disa qytetarë të papërgjegjshëm, jodemokratik e jo njerëzorë kanë filluar zhdukjen e banerave të kandidatit me potencial dhe ambicie, Hysni Mehanit.

E nëse “mikpritja” për Albin Kurtin ishte e duhur, kjo assesi nuk është e tillë, pasi Hysni Mehani përveç që është kandidat i një subjekti, është edhe qytetar drenice.

Vetë ai ka ftuar drenicasit që të ndalin gjuhën e urrejtjes dhe të largojnë ideologjinë e zhdukjes së kundershtarit.

Postimi:

Më vjen keq që ende po përballemi me këtë logjikë. 22 vite pas luftës e pas çlirimit, ende po sulmohet rëndë pluralizmi politik dhe demokracia. Foton në sheshin "ADEM JASHARI" në Skënderaj nuk e kam vendosur unë. Atë e kanë vendosur qytatarët që po na mbështesin fuqishëm në fushatën tonë zgjedhore. E gjithë fushata ime është e bazuar në përkrahjen e qytetarëve. Dhe, kjo përkrahje, më shumë sesa për mua, është përkrahje për lindjen e pluralizmit politik edhe në Skënderaj.

I ftoj kundërshtarët politik që ta ndalin gjuhën e urrejtjes. Në demokraci konkurohet me ide dhe programe. Në mungesë të ideve dhe programit, i gjithë diskursi i tyre po zhvillohet në fyerje e nxitje karshi Lëvizjes VETËVENDOSJE!.

Aktivistët dhe qytetarët që e mbështesin Lëvizjen VETËVENDOSJE! nuk do të bien kurrë pre e këtyre provokimeve që po na bëhen çdo ditë. Sepse ne jemi ndryshimi. Sepse ne jemi e ardhmja.

KREJTdheDREJT

#127

#1

#83

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat