Gani Geci me vajzën e tij vizitë në Mitrovicën Veriore, këto janë fjalët e tij

Zgjedhjet 2021

Gani Geci me vajzën e tij vizitë në Mitrovicën Veriore, këto janë fjalët e tij

Nga: A.Morina Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 16:16
Gani Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci së bashku me vazjën e tij, kandidaten për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Marigona Geci kanë vizituar Besnik Gjaka në Kodrën e minatorëve.

Geci ‘thumboi’ kundërshtarët politik duke thënë se nuk ka nevojë për zhurma, as për polici e për truproja për të shkuar në vizitë në Mitrovicën Veriore.

“Nuk ka nevojë për zhurma as për polici e për truproja. Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kosova është një dhe e pandashme”, shkroi Geci në Facebook, përcjell “Bota sot”

Postimi i plotë

Marigona Geci bashkë me Gani Gecin dhe ekipin e vajzave pjesë e fushatës së Marigonës, vizitojnë kryetarin e nëndegës së LDK-së në Kodrën e minatorëve, Besnik Gjaka.

Nuk ka nevojë për zhurma as për polici e për truproja.

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, Kosova është një dhe e pandashme.

Në kodrën e minatorëve nuk kish banorë as serb as shqiptarë.

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat