Haradinaj: Kosovën do ta bëjmë fuqi ekonomike të rajonit

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Kosovën do ta bëjmë fuqi ekonomike të rajonit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:12
Ramush Haradinaj

Pretendenti për postin e presidentit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ritheksuar edhe në tubimin zgjedhor të AAK-së në Gjakovë se kufijtë e Kosovës nuk do të preken, teksa ka premtuar se Kosovën do ta fuqizojnë ekonomikisht në rast të ardhjes së tyre në pushtet.

“Kufijtë e Kosovës me Serbinë janë ata të 99-ës, janë kufijtë e 2008-ës, 17 shkurtit, dhe do të mbeten ashtu për jetë e mot”, ka thënë Haradinaj.

“Është gabim me shtru pyetje e me hapë çështje që kanë të bëjnë më kufi. Është e pa kohë, është e parend dhe nuk ndihmon”.

“Janë ba 21 vjet nga liria e vendit tonë dhe ne duhet të jemi seriozë”.

Haradinaj po ashtu premtoi se në rast të ardhjes në pushtet, AAK-ja do ta bëjë Kosovën fuqi ekonomike të rajonit, duke premtuar që ta nxjerrë nga kriza e shkaktuar nga pandemia e kovidit.

“Problemin e parë e kemi ekonominë që osht në krizë. Pandemia ka shkaktu krizë dhe ne duhet me ndërhy me një fond emergjent”.

“Ne e kemi bërë planin financiar si me e ndalë ramjen ekonomike, si me rikthy  rritjen ekonomike, si me i rihapë vendet punës që i mungojnë Kosovës, me i rritë pagat jo vetëm ashtu si e ka parapa ligji i pagave të cilin edhe po e mbajnë diku në sirtar – që do ta rikthejmë dhe do ta vejmë në fuqi si ligj të pagave, por edhe rritjen e pagave sic e parasheh rritja ekonomike që duhet t’jetë 5 për qind për t’gjithë”.

“Ajo që na intereson neve ka të bëjë me pagën minimale. Nuk guxojmë ta lëmë qytetarin tonë nër 300 euro pagë minimale.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat