Haradinaj pritet nga të rinjtë e shumtë të Lipjanit

Zgjedhjet 2021

Haradinaj pritet nga të rinjtë e shumtë të Lipjanit

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 17:42
Daut Hardinaj

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, njëherit edhe kandidat për deputet, Daut Haradinaj, ka vizituar Lipjanin.

Ai përmes një postimi në Facebbok ka thënë se kudo dhe kurdo që po takohet me të rinjtë e Kosovës shihet një frymë fitoreje, që padyshim do të ndodhë më 14 shkurt.

“Pritje madhështore në Gadime të Lipjanit! Sot në Gadime të Lipjanit takova të rinjtë e kësaj ane që vërtet po i japin forcë AAK-së”.

“Gadimja e vlerës së madhe, çoftë historike apo kulturore, do të jetë frymëzim për ne. Suksesi e ka emrin Forca e Kosovës. Faleminderit Gadime e Lipjan!”

“Na priftë e mbara me numrin 135!”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat