Hoti krenar me ceremoninë e përfshirjes së FSK-së në Gardën e Iowa-s

Zgjedhjet 2021

Hoti krenar me ceremoninë e përfshirjes së FSK-së në Gardën e Iowa-s

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 20:09
Avdullah Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, tha të premten se ndihet krenar me kontributin që ka dhënë qeveria e tij, për kthimin e partneritetit me Shtetet e bashkuara të Amerikës, pasi që të dielën, me prezencën e Ambasadës së Kosovës në Uashington, është mbajtur ceremonia e përfshirjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misione paqeruajtëse me Gardën e Iowa-s në SHBA.

“Kur morëm drejtimin e qeverisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin vendosur sanksione Kosovës, pasi që ishin bllokuar fondet e Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (MCC), ushtria amerikane paralajmëronte ikjen nga Kosova, ndërsa trajnimet për FSK-në ishin pezulluar. Për shtate muaj qeverisje, jo vetëm që hoqëm sanksionet, por arritëm që FSK-në ta bëjmë pjesë të Gardës së Iowa-s, për të kontribuar për paqen në botë. Kjo është mënyra e qeverisjes nga Lidhja Demokratik e Kosovës”, tha kryeministri Hoti gjatë një takimi me banorët e Lugut të Baranit.

Kryeministri e falënderoj Presidentin Biden për letrën e dërguar në të cilën kërkohet nga Serbia që ta njohë Kosovën.

“Rrugëtimi ynë i përbashkët me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i nisur nga Presidenti Rugova do të vazhdojë përjetësisht”, shtoi kryeministri Hoti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat