Kurti: Pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë, këto zgjedhje janë momenti i tretë historik për vendin tonë

Zgjedhjet 2021

Kurti: Pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë, këto zgjedhje janë momenti i tretë historik për vendin tonë

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 00:16
VV në Gjakovë

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ishte në Gjakovë. Atje u prit nga qytetarë të shumtë të cilët sipas tij kishin një entuziazëm të madh për ndryshim.

“Qytetarët e dijnë, se pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë, këto zgjedhje janë momenti i tretë historik për vendin tonë”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi në Facebook:

Entuziazmi për ndryshim kurrë nuk ka qenë më i madh se sot në Gjakovë. Qytetarët e dijnë, se pas çlirimit dhe shpalljes së pavarësisë, këto zgjedhje janë momenti i tretë historik për vendin tonë.

Po të mos ishte pandemia, gjakovarët do ta mbushnin stadiumin e qytetit. Por kështu si është me 14 shkurt do të mbushin kutitë e votimit, në mënyrë që shumicën popullore ta shndërrojmë në shumicë parlamentare.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat