Haradinaj-Stublla thirrje diasporës të votojnë me postë

Zgjedhjet 2021

Haradinaj-Stublla thirrje diasporës të votojnë me postë

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 14:33
Meliza Haradinaj-Stublla

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, përmes një video-mesazhi, u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që jetojnë e veprojnë në diasporë që të dërgojnë pa vonesë votën e tyre për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

“Diasporë e dashur, koha që ju të dërgoni në vend vullnetin tuaj të shprehur përmes votës është afër përfundimit.

Që ky vullnet të bëhet pjesë e rezultatit zgjedhor ju duhet pa vonesa ta dërgoni përmes postës votën tuaj në KQZ”, ka thënë ministrja Haradinaj-Stublla.

Pamjet:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat