51 vëzhgues nga IKD do të monitorojnë zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021

51 vëzhgues nga IKD do të monitorojnë zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:43
Foto ilustrim

Instituti i Kosovës për Drejtësi ka bërë të ditur se në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen këtë të diel me  14 shkurt do të angazhojnë 51 vëzhgues për monitorimin e tyre.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një statusi në Facebook, drejtori i IKD-së Ehat Miftaraj.

Siç ka thënë ai vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës së lirë.

“Instituti i Kosoves për Drejtësi përmes 51 vëzhguesve do të bëj monitorimin e zgjedhjeve nacionale më 14 shkurt 2021.

Vullneti i qytetarëve duhet të shprehet përmes votës së lirë”, ka shkruar Miftaraj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat