Veliu: 14 shkurti do të jetë dita e së vërtetës dhe reflektimit

Zgjedhjet 2021

Veliu: 14 shkurti do të jetë dita e së vërtetës dhe reflektimit

Nga: A.SH Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Foto nga tubimi në Podujevë

Kandidati për deputet nga LDK, Agim Veliu, në tubimin e mbajtur në Podujevë ka thënë se, 14 shkurti do të jetë dita e së vërtetës dhe reflektimit.

Ai ka shkruar se, 14 shkurti do të jetë dita kur do të shuhen iluzionet dhe do të rrënohen të gjitha piramidat e sondazheve, që po ndërtohen si fontanë dëshirash e sipas kriterit të tregut të lirë - sa para aq përqindje në sondazh

Postimi në Facebook:

Podujeva?✌️

14 shkurti do të jetë dita e së vërtetës dhe reflektimit. Dita kur qytetarët e Llapit, si gjithmonë, do të dëshmojnë se dinë të vlerësojnë vlerat nacionale dhe nuk shmangen nga orientimi djathtist.

t’u tregojmë të gjithëve se Llapi vazhdon të frymojë fuqishëm me Lidhjen Demokratike të Kosovës, partinë që shënoi fillimin e pluralizmit politik jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë hapësirën politike shqiptare e rajonale.

Në këtë ditë do të shuhen iluzionet dhe do të rrënohen të gjitha piramidat e sondazheve, që po ndërtohen si fontanë dëshirash e sipas kriterit të tregut të lirë - sa para aq përqindje në sondazh.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat