Hoti: Të dielën janë dy opsione; LDK – ndërtuesit e shtetit dhe rrënuesit e shtetit

Zgjedhjet 2021

Hoti: Të dielën janë dy opsione; LDK – ndërtuesit e shtetit dhe rrënuesit e shtetit

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:40
Avdullah Hoti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur tubimin e saj elektoral në qytetin e Lipjanit.

Kandidati për kryeministër nga ky subjekt, Avdullah Hoti, është shprehur se synojnë që ta vazhdojnë, sipas tij, qeverisjen e mirë me vendin.

“Të dielën janë dy opsione; LDK – ndërtuesit e shtetit të Kosovës dhe opsioni tjetër rrënuesit e shtetit të Kosovës”, është shprehur Hoti.

“Kemi dhënë modelin më të mirë të qeverisjes gjatë kësaj periudhe gjashtëmujore. Kur i shoh ministrat më kujtohen sfidat që kemi pasë, përballjen me pandeminë, buxhetin, sfidat me partnerët tanë ndërkombëtarë. Ky është vetëm fillimi i punëve të mëdha që na presin përpara”.

“Kërkoj besimin tuaj që të dielën t’i thoni jo atyre që kanë djegur Kuvendin, që kanë përgjakur policinë, që kanë dëmtuar relacionet tona me miqtë tanë ndërkombëtarë”.

Hoti ka thënë se për gjashtë muaj të qeverisjes prokuroria s’ka pasur punë në zyrat e qeverisë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat