Haxhiu në Mitrovicë prezanton iniciativën për miratimin e Ligjit për sportistët dhe artistët

Zgjedhjet 2021

Haxhiu në Mitrovicë prezanton iniciativën për miratimin e Ligjit për sportistët dhe artistët

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 20:31
Bekim Haxhiu

Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu sot në një takim elektoral me sportistët në Mitrovicë ka prezantuar inicativën për miratimin e Ligjit për sportistët dhe artistët, me të cilin do të njihet stazhi dhe kontributi i sportistëve dhe artistëve të viteve ’90-ta deri në anëtarësim në asociacionet ndërkombëtare.

Haxhiu me këtë rast ka bërë të ditur se me këtë ligj gjithashtu do të rregullohen edhe shumë çështje tjera për këto kategori.

“Mitrovica është e njohur për sportista të dalluar.

Investimet që PDK i ka bërë për sportistët e këtij qyteti janë të prekshme, por që me qeverinë aktuale ata u anashkaluan”, shkruan Haxhiu.
 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat