Osmani: Të tjerët do të shkojnë në opozitë të gjatë, vendi ka nevojë të udhëhiqet nga të pakorruptuarit

Zgjedhjet 2021

Osmani: Të tjerët do të shkojnë në opozitë të gjatë, vendi ka nevojë të udhëhiqet nga të pakorruptuarit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 13:30
Vjosa Osmani

Kandidatja për presidente nga Lëvizja Vetëvendosje, Vjosa Osmani, gjatë një tubimi elektoral në Shtime ka bërë të ditur se partitë tjera politike do të shkojnë në opozitë të gjatë.

Osmani gjatë fjalës së saj falënderoi qytetarët e mbledhur për disa gjëra teksa u bëri thirrje të votojnë Vetëvendosjen.

“Faleminderit për këtë mikpritje kaq të ngrohët. Kemi nderin që sot po ua dëshmoni të gjithëve që Shtimja nuk është bastion i atyre por është bastion i ndryshimit. Faleminderit që po ua dëshmoni atyre që e ndalën “Qeverinë e Shpresës” që nuk ka forcë që do na ndal më. Faleminderit që po e dëshmoni që kurrë më nuk do i lejoni që të ju mashtrojnë dhe të keqpërdorimin besimin e votën tuaj”, tha Osmani.

“Ne i kemi bashkuar forcat me Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin tonë të ardhshëm, Albin Kurti, për shkak se më shumë se për çdo gjë tjetër ka nevojë të luftojmë për ata që katandisën ëndërrat tuaja. Ata që mendua çdoherë për xhepat e tyre e asnjëherë për ëndrrat e juaja”.

“Të gjithë të tjerët do të shkojnë në opozitë të gjatë pasi që Kosova ka nevojë të udhëhiqet nga njerëz të pakorruptuar”.

Osmani mes tjerash u zotua se besimin që do e marrin më 14 shkurt nuk do e thyejnë asnjëherë dhe është gjëja më e shenjtë për ta.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat