Haradinaj: Dora e shtetit do të ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Dora e shtetit do të ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 15:13
Ramush Haradinaj

Kandidati për president nga AAK-ja, Ramush Haradinaj ka thënë se dora e shtetit do të ndihet tek të gjithë prodhuesi e ndërmarrësit.

Ai ka thënë se programi i tyre ka paraparë në hollësi përkrahjen për ta.

Postimi i plotë i tij:

Për ekonominë tonë ka shpresë.

“Fetoshi”, “Osa Termosistem”, “Haxhimurati”, “Bodrumi Vjeter” dhe “Cenbaza”, janë vetëm një pjesë e mozaikut të prodhuesve të Rahovecit, të cilët na bëjnë krenarë të gjithë ne. Deri në 80% të prodhimeve të tyre, eksportohen jashtë vendit, tregues ky i cilësisë së lartë që ka prodhimi vendor.

Dora e shtetit, do të jetë ndjehet tek të gjithë prodhuesit e ndërmarrësit, që u goditën nga kriza ekonomike e shkaktuar si pasojë e pandemisë. Programi i Aleancës, ka paraparë deri në hollësi përkrahjen për ta, ndërprerjen e rënies dhe stimulimin e rritjes ekonomike në vend.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat