Haradinaj: Në 7 komuna jemi të parët, në dy tjera garojmë për primat. Do t’i kemi mbi 100 mijë vota

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Në 7 komuna jemi të parët, në dy tjera garojmë për primat. Do t’i kemi mbi 100 mijë vota

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:38
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidat për president ka folur për rezultatin zgjedhor që kjo parti do ta ketë më 14 shkurt.

Ai ka kundërshtar sondazhet që po publikohen këto ditë, ku AAK-në e vlerësojnë nga 7 deri në 9 për qind.

“Kjo është axhamillak i atyre që flasin me këto sonhdazhe, sigurisht i kanë interesat e tyre ata që i bëjnë këto”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se vetëm në tri qytete të Dukagjinit ata sot i kanë mbi 40 mijë vota.

“E qysh po na vlerësojnë në sondazhe, kur ne po garojmë për vendet e para. Si parti politike jemi të parët në komunat që i udhëheqim aktualisht. Në shtatë komuna jemi të parët, në dy jemi në garë për vendin e parë, në Pejë dhe në Istog”, ka thënë Haradinaj.

“Si ka logjikë që nëse je i pari në të gjitha këto komuna e me mendu qe ke më pas më pak se 10 për qind të votave”, ka pyetur kreu i AAK-së.

Sipas tij, 14 shkurti është afër dhe kjo rritje do të konfirmohet.

“Ata që po bëjnë këso kalkulime janë vërtetë axhami. Kemi rrijte në krahasim me zgjedhjet e vitit 2019. Do ta tregoj votuesi në zgjedhjet e 14 shkurtit se sa jemi rritur. Kemi situatë të qëndrueshme, në të gjithë vendin kemi rritje. Do të dalim mbi 100 mijë vota”, ka thënë Haradinaj.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat