Haradinaj: Bac, ende nuk u kry!

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: Bac, ende nuk u kry!

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 20:54
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kuadër të fushatës zgjedhore qëndroi në Rahovec dhe Suharekë.

Ditën e filloi në bodrumin e verës “Haxhimurati” në Rahovec , ku shijoi prodhimet vendore që shiten edhe jashtë vendit. Shishe me këtë pije i dhanë dhuratë edhe në “Bodrumin e Vjetër”, ku kandidati për president ia ktheu me një mirënjohje në shenjë respekti, njofton Klan Kosova.

Pasi u takua me disa fermerë suharekas, ish kryeministri ia mësyu tubimit ku ishin mbledhur shumë njerëz.

Prej komunës që qeveriset nga partia e tij, Haradinaj tha se do të kryejë të gjitha punët që Kosovës i mbetën në gjysmë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat