Nitaj e Gjini tregojnë nëse AAK është afruar me Vetëvendosjen

Zgjedhjet 2021

Nitaj e Gjini tregojnë nëse AAK është afruar me Vetëvendosjen

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:42
Emisioni

Ardian Gjini, nënkryetari i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), si dhe Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së këtij subjekti politik, kanë thënë se nuk ekziston ndonjë përafri politike me Lëvizjen Vetëvendosje.

Të dy anëtarët e AAK’së, të ftuar në ‘Pressing’ kundërshtuar idenë e bashkëpunimit politik me VV’në. Gjini tha se ekzistojnë dallime ideologjike mes tyre, teksa Nitaj deklaroi se afrimi me Vetëvendosjen është vetëm përceptim publik.

“Kjo gjë është më tepër përceptim. Realisht, AAK edhe në fushatat e mëhershme ka qenë e kujdesshme edhe në diskursin ndaj tjerëve. Nuk kemi pasur asnjë përplasje me asnjë subjekt politik. Vetëvendosja është shumë më konsultive, e më e qetë në raport me kundërshtarët politik”, deklaroi Nitaj.

“Duhet me tregu që presidenti i vendit zgjedhet me nje koncensus sa me teg jane. Kryetari Haradinaj ka pasur kujdes edhe me partitë e tjera. Ne kemi zona ku ka antagonizëm me VV’në, ideologjikisht që jemi ndryshe me ta. Definitivisht jemi të djathtë. Vetevendosje nuk është bash e qendrës, goxha majtas. Gjuha e kryetarit Haradinaj reflekton diçka që duhet reflektuar, nuk duhet me qenë i egër. Në garë për president, duhet me pasë kujdes”, shtoi në Pressing kreu i Komunës së Gjakovës.

Ndërkaq, bartësi i listës së këtij fraksioni politik, Ramush Haradinaj, tha se po të ekzistonte dëshira, bashkëpunimi me Vetëvendosjen do bëhej për pesë minuta. Ai këto deklarime i bëri në emisionin ‘Imazh’ në Radio Televizionin e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat