Bashkim Ramosaj: AAK me ofertën më të mirë për votuesin në zgjedhjet e 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021

Bashkim Ramosaj: AAK me ofertën më të mirë për votuesin në zgjedhjet e 14 shkurtit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 21:44
Bashkim Ramosaj

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan ka vijuar takimet me qytetarë për te shpalosur programin me të cilën garon në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Sot ata kanë takuar banorët e Lumbardhit, Llukës së Ulët, Pozharit, Dashinocit, Maznikut, Vranocit të Vogël dhe Isniqit.

Kryetari i Degës së AAK-së në Deçan, njëherësh kryetar i Komunës, Bashkim Ramosaj, iu tha të pranishmëve se vota për Aleancën është votë për të mirën e vendit.

Përpos programit, qytetarëve të këtyre zonave iu theksua rëndësia që kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, të jetë president i vendit si e vetmja figurë politike e denjë për këtë pozitë duke ditur të kaluarën e lavdishme dhe qëndrimin ndër vite që nuk ka bërë asnjë kompromis në dëm të vendit.

Ramosaj, në takime të ndara, ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e madhe që po gëzon AAK në Deçan duke shtuar se kjo frymë po shtrihet në të gjithë vendin.

Ai tha se kandidatura e Haradinajt për president, lista e kandidatëve për deputetë dhe programi e bëjnë Aleancën ofertën më të mirë për votuesin në zgjedhjet e së dielës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat