Sefaj: 10 mijë euro për lindje do të jepen për periudhën trevjeçare

Zgjedhjet 2021

Sefaj: 10 mijë euro për lindje do të jepen për periudhën trevjeçare

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 00:07
Flamur Sefaj

Kandidati për deputet nga LDK, Flamur Sefaj, ka folur rreth një premtimi për stimulimin e natalitetit.

Ai ka thënë se kjo shumë nuk do të jepet si kesh, por që do të paguhet në periudhë tre vjeçare.

“Ka qenë një thirrje dhe një alarm nga ne që të sinjalizojmë që ka rënie të lindjeve dhe mund të arrijmë të kemi natalitet negativ. Mund të vijmë në situatë që të kemi rënie të numrit të lindjeve”, është shprehur Sefaj.

“Nuk është 10 mijë euro që jepen ‘cash’ por që zbërthehet në tre vjet”.

Ky premtim sipas tij vlen për çiftet që do të kenë më shumë se tre fëmijë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat