Hoti: Oponentët tanë ishin kundër Planit të Ahtisarit që solli pavarësinë e Kosovës

Zgjedhjet 2021

Hoti: Oponentët tanë ishin kundër Planit të Ahtisarit që solli pavarësinë e Kosovës

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 13:26
Foto ilustrim

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, gjatë një tubimi elektoral në Viti, tha të mërkurën se oponentët tanë politikë, asnjëherë nuk kanë besuar në projektin e pavarësisë së Kosovës, madje, në shkurt të vitit 2008 ata nxorën protestuesit në rrugë, ku u vranë qytetarë të pafajshëm, pasi që nuk besonin në Planin e Ahtisarit që solli pavarësinë e Kosovës. 

“Ata edhe sot janë kundër aleancave tone me partnerët amerikanë dhe evropianë. Ata ishin kundër Marrëveshjes së Rambujesë që solli lirinë e Kosovës, ata ishin kundër Planit Ahtisari që solli pavarësinë e Kosovës, ndërsa vitin e kaluar ishin kundër Marrëveshjes së Uashingtonit që solli 1 miliard investime në Kosovë, njohjen nga Izraeli, heqjen e sanksioneve amerikane dhe përfshirjen e FSK-së në misione paqësore”, tha Hoti. 

“Lidhja Demokratike, për 30 vite, ka qenë në ballë të proceseve të vështira të lirisë, shtet-ndërtimit dhe zhvillimit të Kosovës. Në gjithë historinë tonë prej tri dekadash, nuk jemi shmangur asnjëherë nga përgjegjësitë shtetërore. Gjithmonë kemi mbrojtur shtetin dhe interesat e qytetarëve të Kosovës. Këtë kulturë politike e kemi të trashëguar nga arkitekti i pavarësisë së Kosovës, Presidenti Rugova”,  tha Hoti. 

Ai shtoi se kështu vepruam edhe në pranverën e vitit të kaluar, kur e ndaluam një qeverisje që nisi të dëmtonte shtetin, dhe morëm përgjegjësinë për të qeverisur në momentet më të vështira në 20 vitet e fundit, pasi që ne ishim të vendosur që të mos lejojmë cenimin e miqësisë speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

Hoti tha se gjatë qeverisjes suaj me duar të pastra, Vitia ka ndryshuar komplet pamjen. “Kryetari Haliti është një njeri tipik i kuadrove të LDK-së, që flasin pak e punojnë shumë për interesat e qytetarëve. Ne nuk jemi si oponentët tanë të kuq, që i rrahin qytetarët, siç bëri kryetari i partisë linçuese, në Podujevë. Asnjëherë, kurrë, asnjë kryetar komune i LDK-së nuk ka pasur asnjë përleshje verbale me ndonjë qytetar, e të mos flasim për dhunë fizike siç po përdor Shpejtim Bulliqi në Podujevë”, shoi kryeministri Hoti. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat