Hoti: Të dielën garon demokracia me regjimin autokrat

Zgjedhjet 2021

Hoti: Të dielën garon demokracia me regjimin autokrat

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 15:00
Avdullah Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Avdullah Hoti, nga tubimi në Gjilan ka thënë se të dielën në zgjedhjet e 14 shkurtit, do të jetë garë mes fitores së demokracisë apo regjimit autokrat duke iu referuar Lëvizjes Vetëvendosje.

“Jemi në situatë specifike qe më 2021 të kthehemi në parimet mbi të cilët është ndërtuar shteti. Ne po duhet të kthehemi në bazament të shoqërisë sonë evropiane sepse përballë i kemi këta me shamia të kuqe që përpara i kanë lidhur në qafë e që janë totalitarë si në kohën e Mao Tse-tungut (ish-lideri komunist kinez). Ne jemi para një fitoreje të madhe për demokracinë.

Ne e kemi për obligim që të sigurohemi që shtetin ta anëtarësojmë në Bashkimin Evropian dhe NATO. Një hap të rëndësishëm e kemi bërë vitin e kaluar që ushtria jonë u bë aleate me atë amerikane. Kërkoj besimin e Gjilanit për të çuar përpara këtë mision sepse të dielën është garë se a do të fitojë demokracia apo regjimi autokrat me shamia të kuqe”, ka deklaruar ai.

Në anën tjetër, kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se “do të votojmë për LDK-në për t’i dhënë mundësi stabiliteti dhe qetësisë në qeverisje”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat