Dreshaj: Do rrisim pensionet, mbështetje edhe për rininë e bujqit

Zgjedhjet 2021

Dreshaj: Do rrisim pensionet, mbështetje edhe për rininë e bujqit

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:14
Besart Dreshaj

Kandidati për deputet nga LDK, Besart Dreshaj, tha se politikat qeverisëse të Lidhjes Demokratike do të ndikojnë në mirëqenien e çdo qytetari. Sipas tij, në fokus kanë rimëkëmbjen ekonomike, mbështetjen e rinisë dhe të bujqve.

Dreshaj në një intervistë thotë se rrugëtimi i tij 10-vjeçar në politik i ka ndihmuar që t’i njoh nga afër nevojat e qytetarëve, prandaj ka vendosur që të garojë për një vend në Kuvendin e Kosovës për të qenë zëri i çdo qytetari.

Dreshaj: Ofrojmë mbështetje për bizneset, rininë e bujqësinë

“Pas një rrugëtimit politik mbi 10 vite duke filluar nga strukturat e forumit rinor, nga ekzekutivi lokal dhe niveli qendror, duke parë kërkesa dhe nevojat e qytetarëve kam ardhur në përfundim me vullnetin e strukturave të LDK-së për deputet që të jemi zëri i fuqishëm i qytetarëve duke realizuar të gjitha premtimet. Fokus do jetë zhvillimi, punësimi, bujqësia, shëndetësia dhe të gjitha fushat që qytetarët e Kosovës kanë nevojë. Do ketë fuqishëm rimëkëmbje ekonomike të bizneseve, po ashtu mbështetje të plotë të bizneseve në mbështetje të bujqve, rinisë dhe zhvillimit ekonomik”, theksoi ai.

Ish-zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Social thotë se fitorja e LDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit përkthehet në rritje të pensioneve në 300 euro, por edhe punësim për të rinjtë dhe nivelizim të pagës mbi 300 euro për çdo sektor.

Dreshaj: Do të ketë rritje të pensioneve prej 300 eurosh

“Me fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe unë si deputet në Parlamentin e Kosovës do të ketë rritje të pensioneve prej 300 euro e tutje, do ketë punësim të të rinjve me praktika njëvjeçare, do të ketë rritje e nivelizim të pagës mbi 300 euro dhe njëkohësisht do ketë rritje të pagës në të gjitha sektorët publikë dhe privatë”, deklaroi Dreshaj.

Besart Dreshaj garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës me numrin 37.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat