Haradinaj: S’po na njohin ende, por ne do të jemi në Qeveri dhe në krye të Presidencës

Zgjedhjet 2021

Haradinaj: S’po na njohin ende, por ne do të jemi në Qeveri dhe në krye të Presidencës

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 16:59
Ramush Haradinaj

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar votën e pejanëve për kandidatët e listës që i prin ai për të përmbushur synimin e tij që të jetë në krye të Presidencës dhe gjithashtu në Qeveri.

Fjalimin e tij e nisi duke ndarë një kujtim të tij për lidhjen e tij që ka me qytetin e Pejës.

“Si i ri kam ardhur në Pejë, por s’e kam ndie shijen e Pejës. Hera e parë kur e ndjeva ka qenë qershori i 99-ës edhe ky shesh. Edhe pse vinte era shkrumb, ky shesh e kishte një shije të mirë, kishte erë tël irisë. Liria filloi këtu. Peja është vendi i dashurisë dhe heronjve, atyre që mbrojtën kufijtë e shqiptarëve ndër shekuj, i intelektualeve dhe i atyre që punojnë fort. Peja është edhe Aleancë që 20 vjet”.

Haradinaj në Pejë po zotohet që Kosovës do t’i kthehen edhe pjesët që me demarkacionin derisa ai ishte kryeministër mbeten në Mal të Zi.

“Edhe në luftë m’i kanë marrë pozicionet, por prapë i kemi kthyer. Kështu do ta kthejë edhe Çakorrin dhe Kullën e Zhlepit”.

I pari i AAK-së lavdëroi edhe programin për qeverisje duke thënë se po ia kopjojnë partitë tjera.

“E keni parë se sa seriozisht kemi punuar, e keni parë se si po na i marrin idetë tona dhe ne do t’i ndihmojmë vendit dhe ekonomisë së tij. Programi ynë shtyllën e parë e ka ekonominë. Siguria është e dyta dhe shteti ligjor”.

Haradinaj nga Peja komentoi edhe sondazhet që tha se po bëhen me qëllimin të bindjes së votuesve se kë duhet votuar. Por, ai tha se realiteti do të shihet më 14 shkurt dhe se do të jetë në favor të tij.

“Ne sillemi me respekt dhe jo me arrogancë. Po mundohen me sondazhe me i bindë se kë duhet të votoni. Uroj që të kenë vota sa më shumë secila parti. AAK-së i beson populli. Nuk po na njihni, por shihemi më 14 shkurt. Do të jemi në Qeveri dhe në krye të Presidencës”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat