Hoti: Është qartësuar situata në Kosovë, do ta marrim besimin e plotë të qytetarëve

Zgjedhjet 2021

Hoti: Është qartësuar situata në Kosovë, do ta marrim besimin e plotë të qytetarëve

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Avdullah Hoti

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah Hoti, e ka kërkuar mbështetjen e qytetarëve për zgjedhjet e 14 shkurtit, gjatë tubimit në Artanë.

“Këtu gjithmonë kemi pasë një mbështetje solide, sado që nuk është degë e madhe dhe për këtë meritojnë vlerësimin më të madh. Jemi para jush, për të treguar respekt dhe për të kërkuar mbështetjen e juaj për të dielën dhe më tutje”.

“Po vijmë nga një takim në tjetri dhe besoni që është qartësuar situata në të gjithë Kosovën, janë marrë mesazhet, dihet e vërteta për secilin prej këtyre që garojnë në këto zgjedhje dhe jam i bindur që do ta marrim besimin e plotë të qytetarëve të Kosovës për të vazhduar qeverisjen e mbarë dhe të mirë edhe pas 14 shkurtit”.

Hoti tutje ka thënë që LDK-ja me përvojën që ka, e ka shumë të qartë sipas tij, se si duhet t’i çojë prceset përpara.

“LDK-ja e ka udhëhequr popullin e Kosovës në momentet më të vështira. Proceset politike që kemi kaluar nuk kanë qenë të lehta, por bagazhi dhe përvoja e LDK-së na ka mundësuar neve që me pasë të qartë rrugën nga do të shkojmë”.

“Ne do ta marrim mbështetjen e qytetarëve dhe jemi të sigurt se e kemi të qartë rrugën që duhet ndjekur në procesin e dialogut me Serbinë. Atë proces ne do ta përmbyllim me njohje reciproke, duke punuar bashkë me aleatët tanë evropianë dhe me amerikanë”.

“LDK-ja ka mision për ta udhëhequr me përgjegjësi përmbylljen e integrimit e Kosovës në strukturat euro-atlantike dhe për t’i ruajtur vlerat demokratike të shoqërisë dhe shtetit tone”.

Sipas Hotit, edhe situata me pandeminë sado e vështirë që ka qenë është menaxhuar mirë.

“Vërtetë i kemi kaluar gjashtë muaj që kanë qenë tepër të vështirë të menaxhohet situata, për shkak të pandemisë që e ka goditur tërë botën. Krahas kësaj, edhe problemet ekonomike dhe sociale që erdhën si rezultati pandemisë”.

“Të dyja këto i kemi menaxhuar në mënyrën më të mirë me njerëz profesionistë dhe të ndershëm, të mbështetur nga partnerët tanë edhe me ekspertizën që na ka ardhë nga jashtë, por edhe me financimin që kemi marrë edhe si kredi dhe donacione për të menaxhuar dhe ristrukturuar sistemin tonë shëndetësor”, tha tutje Hoti.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat