Gashi i AAK-së: Do t’i ndërtojmë dy Termocentrale, i pari në Obiliq e i dyti në Dukagjin

Zgjedhjet 2021

Gashi i AAK-së: Do t’i ndërtojmë dy Termocentrale, i pari në Obiliq e i dyti në Dukagjin

Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 21:12
Fatmir Gashi

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Fatmir Gashi, tha se AAK-ja ne këto zgjedhje del me një program ku pikë kryesore ka zhvillimin ekonomik.

 “Për të gjitha ato sëmundjet që i ka pasë ekonomia gjatë kësaj pandemie, programin jonë do ta zhdukte këtë sëmundje. Ky program bëhet nga dy shtylla, rindërtimi dhe aleanca për ndërtim. Vendimi i parë është ai rindërtimit nga ajo çka ka shkaktuar pandemia”.

“Aleanca e ka parapa një fond rindërtimesh 1 miliard euro, në të cilat përfshihen bizneset, qytetaret dhe lehtësirat fiskale. 350 milione euro shkojnë te qytetarët, ndërsa 650 të bizneset, të cilave nuk do të jepen si grante, por Aleanca do ia jap bankave, pasi grantet e kemi parë se si shkojnë. Fondin për prodhim, për eksport, për turizëm projektin Brezovica – Borea, dhe këtu kanë mundësi të marrin kredi. Kamata e kredisë do të jetë 3.5 %, të cilën do ta mbulojmë nga fondi ynë”, potencoi Gashi.

Gashi shtoi se qytetarët kanë probleme ekonomike, kanë nevojë për ndihmë nga ana e shtetit, ngase, siç thotë ai,  në këtë moment kur spo e dimë sa është dëmi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat