KQZ publikon një njoftim të rëndësishëm për ditën e zgjedhjeve

Zgjedhjet 2021

KQZ publikon një njoftim të rëndësishëm për ditën e zgjedhjeve

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 09:00
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë të nenit 54,55,58 dhe nenit 64.2 pika (a) dhe (b) nenit 128.2 të Ligjit nr. 03/L-073 për Zgjedhjet e Përgjithshme, Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës si dhe Rregullën Zgjedhore nr. 07/2013,  bën pranimin e kërkesave për vëzhgim dhe akrediton vëzhguesit e zgjedhjeve. Prezenca e vëzhguesve në procesin zgjedhor, bëhet e mundshme me qëllim të promovimit të monitorimit, transparencës, besueshmërisë etj.  

Vëzhgues i akredituar: Do të thotë përfaqësuesi i një Subjekti të Certifikuar Politik, Organizatë joqeveritare, qeveritare ose ndërqeveritare, Organizatë ndërkombëtare e specializuar dhe e përfshirë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, vendit të huaj, ose media të cilat kanë marrë miratimin nga KQZ-ja.

Të Drejtat dhe Detyrat e Vëzhguesve

Vëzhguesi, ka të drejtë:

T’i vëzhgoj pa u penguar nga askush, përgatitjet dhe mbajtjet e zgjedhjeve, përfshirë takimet pas ditës së zgjedhjeve, dëgjimet dhe aktivitet lidhur me zgjedhjet, ankesat dhe parashtresat lidhur me rezultatet e zgjedhjeve dhe përcaktimin e kandidatëve fitues.

Të parashtrojnë komente me shkrim komisioneve zgjedhore, dhe këshillave të vendvotimeve.

Të vëzhgojnë paketimin, transferimin, dorëzimin, trajnimin, numërimin, ruajtjen e sigurt dhe shkatërrimin e fletëvotimeve.

Të pajiset me kopjet e vendimeve, me protokollet, tabelat, procesverbalet dhe dokumentacionin tjetër gjate gjithë procesit zgjedhor, përfshirë proceset para dhe pas ditës se zgjedhjeve.

Përgjegjësit e vëzhguesve gjatë ditës dhe procesit zgjedhor, janë:

Të respektojë kërkesat e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe Ligjit për Zgjedhjet Lokale, si dhe Rregullat e KQZ-së.

Mbajtja e distinktivi të identitetit të vëzhguesit në mënyrë të dukshme kur është i angazhuar në aktivitetet e vëzhgimit.

Ndalohet bartja e shenjave dallues të cilat shërbejnë si mjete propagandues ose ndikojnë në dëshirën e votuesit ose e identifikon atë me një parti te caktuar politike ose kandidati;

Ndalohet nga vëzhguesi që të ndikoj në dëshirën e votuesit në fshehtësinë e votës dhe në procesin e të votuarit.

Mediat/Qasje në procesin zgjedhor 

Stafi i mediave të shkruara apo atyre elektronike (shtëpive mediatike) të cilët duan të hyjnë në qendrat e votimit, në vendvotim apo në qendër për numërim dhe rezultate në ditën e zgjedhjeve apo gjatë numërimit duhet të jenë të akredituar nga KQZ.

Lejohet të hyjë në qendrat e votimit, vendvotimet dhe Qendrën e numërimit dhe rezultateve, si dhe në objektet tjera të KQZ-së dhe ZKZ-së që janë të hapura për publikun dhe mediat;

Çka ju ndalohet Mediave ?

Stafi i mediave nuk duhet të rrezikoj:

Integritetin e procesit zgjedhor.

Heshtjen zgjedhore.

Privatësinë dhe fshehtësinë e votës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mundet që në mënyrë të menjëhershme të tërheqë akreditimin e stafit të mediave në rast të shkeljes së dispozitave të legjislacionit zgjedhor.

Vëzhguesi i akredituar ka të drejtë për të parashtruar ankesë:

Ankesë pranë KQZ-së.

Zyrtarit Komunal të Zgjedhjeve në komunën përkatëse.

Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Ankesat pranë KQZ-së, Zyrtarëve Komunale të Zgjedhjeve, apo Sekretariatit të KQZ-së duhet të bëhen brenda afatit prej (24) orësh.

Ankesat e tilla duhet të përmbajnë këto fakte:

Faktet për të parashtruar ankesë

Përshkrimi i fakteve,

Vendi,

Koha e ngjarjes,

Emri i vëzhguesit,

Emri i subjektit apo organizatës,

Numri i tij/saj i distinktivit.

Distinktivi i Vëzhguesit

Vërejtje:

Vëzhguesit e akredituar dhe mediat janë të obliguar të respektojnë masat mbrojtëse kundër COVID-19 të miratuara nga Qeveria e Kosovës dhe vetëm duke i zbatuar ato ju garantohet qasje në hapësirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor.

KQZ, me qëllim të zbatimit të masave mbrojtëse kundër COVID-19, mund të kufizoj numrin e vëzhguesve dhe medias që mund të qëndrojnë në të njejtën kohë në hapsirat ku organizohen dhe administrohet procesi zgjedhor. 

Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat