Hoxhaj: Investimet gjermane do ta rimëkëmbin Kosovën dhe përmirësojnë imazhin e saj në botë

Zgjedhjet 2021

Hoxhaj: Investimet gjermane do ta rimëkëmbin Kosovën dhe përmirësojnë imazhin e saj në botë

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 17:31
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur sot me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper me të cilin ka biseduar për mundësinë e investimeve nga Gjermania në Kosovë.

Hoxhaj ka thënë se investimet gjermane përveç se do ta rimëkëmbin Kosovën, do ta përmirësojnë edhe imazhin e vendit tonë në botë.

“Investimet gjermane përveç që do ta rimekëmbin Kosovën, ato do të jenë orientim politik dhe përmirësim i imazhit tonë në botë.  Me kryesuesin e Bordit të “FAKT AG”, Hubert Schulte-Kemper, biseduam për mundësinë e investimeve milionëshe gjermane në Kosovë, të cilat do të krijojnë mijëra vende të reja të punës. Për të mbështetur investimet gjermane në Kosovë, voto PDK me numrin 134”, shkruan Hoxhaj. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat