Djali i Kolë Berishës bën thirrje të votohet Fetah Rudi: Ai ka hangër plumba për krejt ne

Zgjedhjet 2021

Djali i Kolë Berishës bën thirrje të votohet Fetah Rudi: Ai ka hangër plumba për krejt ne

Nga: P.R Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 20:39
Fetah Rudi

Ish këshilltari i kryeministrit, Avdullah Hoti, Visar Berisha, njëherit edhe djali i ish kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kolë Berisha, përmes një postimi në facebook, ka bërë thirrje që të votohet kandidati i LDK-së për deputet, Fetah Rudi.

“E di qe secili prej jush asht tuj i ba 5 e veta per t'i votu. Mos ma harroni Fetah Rudi se ai ka hanger plumba per krejt ne. Per tjeret e dini vet. Shnet”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Fetah Rudi në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, kishte arritur të fitojë më shumë se 12 mijë vota, me çka ishte zgjedhur edhe deputet i Kuvendit te Kosovës.

Fetah Rudi, i cili ishte një nga bashkëpunëtorët e afërt të presidentit, Rogova,  kishte qenë cak i një atentati politik, ku më 15 dhjetor të vitit 2000 është plagosur rëndë, dhe tash e 21 vite është në karrocë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat