Zyberaj: Kosova do ta përmbyllë brenda tre muajsh problemin e njohjes nga Serbia

Zgjedhjet 2021

Zyberaj: Kosova do ta përmbyllë brenda tre muajsh problemin e njohjes nga Serbia

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 21:15
Jetlir Zyberaj

Kandidati për deputet nga AKR-ja, Jetlir Zyberaj në një tubim në Hajvali të Prishtinës ka thënë se brenda tre muajsh do të mbyllet problemi i njohjes me Serbinë.

Ai përmes një postimi në Facebook, tha se kjo do të arrihet me mbështetjen e SHBA-ve.

“Hajvalia e Prishtinës, e palëkundur në mbështetjen e shtetndërtuesve. Shteti ynë do ta përmbyllë brenda tre muajsh problemin e njohjes nga Serbia me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së dhe do të hap kapitullin e zhvillimit dhe ndërtimit modern”, shkruan Zyberaj i cili garon në zgjedhjet e 14 shkurtit në listën e LDK-së. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat