OSBE mbështet trajnimin për votim përmes alfabetit Braille në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Zgjedhjet 2021

OSBE mbështet trajnimin për votim përmes alfabetit Braille në prag të zgjedhjeve të 14 shkurtit

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 12:52
Ilustrim

Misioni i OSBE-së përfundoi sot një seri prej pesë punëtorish me Shoqatën e të Verbërve të Kosovës (SHVK) për të mbështetur votuesit e verbër dhe me shikim të dobësuar që të votojnë në mënyrë të pavarur në zgjedhjet parlamentare.

Në këto punëtori u trajnuan rreth 1.300 votues të verbër dhe me shikim të dobësuar se si të votojnë përmes modelit të Braille, i siguruar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

“Votimi është një nga instrumentet e llogaridhënies në duart e njerëzve. Në një shoqëri demokratike, votimi është edhe përgjegjësi. Prandaj, duhet të ekzistojnë të gjitha kushtet për t’i mundësuar çdo personi në listën e votuesve që të hedhë votën e tij ose të saj, në mënyrë të pavarur dhe private,” u tha pjesëmarrësve të punëtorisë në Prishtinë Kilian Wahl, ushtrues i detyrës së shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Ne të gjithë duhet të mbajmë mend se çdo votë është e barabartë dhe çdo votë llogaritet. Prandaj, ju mund të bëni ndryshim,” shtoi Wahl.

Punëtoritë u mbajtën nga trajnues të degëve të SHVK-së në mbarë Kosovën. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat