lslami: Mesazhi më i fuqishëm që mund t’ia dërgojmë Vuçiqit, është vota për Ramushin President

Zgjedhjet 2021

lslami: Mesazhi më i fuqishëm që mund t’ia dërgojmë Vuçiqit, është vota për Ramushin President

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Ramush Haradinaj

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dardan Islami, në tubimin përmbyllës të fushatës zgjedhore, ka theksuar se mesazhi më i fuqishëm që sot mund t’ia dërgojmë Serbisë se Vuçiqit, është vota për Ramushin President.

“Sot kjo është salla më e fuqishme në Kosove sepse votojmë presidentin, votojmë për institucione demokratike stabile, votojmë AAK-në si një ekuilibër të suksesit qeverisës, votojmë kandidatin tonë Ramush Haradinaj!”, potencoi Islami.

Islami tha se të flasësh për Ramush Haradinajt nuk është e vështirë, për faktin se ai është faqebardhë.

“Të flasësh për Ramushin nuk është aspak e vështirë, sepse ai e ka faqen e bardhë, por ta ndjekësh këtë trim dhe hapat e tij të guximshëm nuk është punë e lehtë, të jetosh në të njëjtën kohë me Ramushin është fat historik, t’i shërbesh Komandantit suprem është privilegj! Mesazhi më i fuqishëm që ne sot mund t’ia dërgojmë Serbisë së Vuçiqit, është vota jonë për Ramushin President!”, theksoi ai.

Ai më tej tha se jemi mashtruar dhe zhgënjyer me qeveritë dhe kryeministrat jetëshkurtër që edhe pse i kishin fituar votat dhe mandatin, silleshin si opozitë, iknin nga përgjegjësia duke i ulur marrëdhëniet me SHBA-në ne nivelin me të ulët!

“Vjosa Osmani nuk e ka përvojën e as fuqinë për t’u ballafaquar me temat, sjelljet e saj prej axhamie politike me tregimin për “çkapjen e shtetit” për ta kapur pastaj “krejt vet”, është rrezik për sistemin tonë demokratik. Vetëm pas 5 vjetëve kur ta kemi përmbyllur shtet ndërtimin e Kosovës, hyrjen në NATO, një ulëse në OKB, AAK edhe mund ta votojë një president tjetër, por tash është koha e ballafaqimit, e këtë mund ta bëjë vetëm Ramushi”, deklaroi Islami.

“Amerika nuk na la në baltë asnjëherë, as me 1999, as me 2008, as para 5 muaj në Washington, ku pas Ushtrisë na e solli një njohje të fuqishme nga Izraeli, të cilën Vjosa me Albinin duket se nuk e pëlqejnë! Si nip i Prizrenit, dhëndër i Gjakovës, djalë i Prishtinës, veteran i brigadës 138 Agim Ramadani ju ftoj që ta votoni njeriun qe asnjëherë nuk lëvizi nga bindjet e tij pro perëndimore, luftoj dhe nuk u dorëzua asnjëherë para presioneve, e mbrojti me nder integritetin dhe sovranitetin e vendit, mbrojti vlerat e Ushtrisë Çlirimtare në luftë dhe në paqe, figura që unifikoi dhe asnjëherë nuk përçau, ftoj në skenë Presidentin e ardhshëm të Kosovës Ramush Haradinaj!”, përfundoi Islami.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat