Loshi: Diaspora voton për ndryshimin, për Vetëvendosjen

Zgjedhjet 2021

Loshi: Diaspora voton për ndryshimin, për Vetëvendosjen

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:53
Liri Loshi

Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Liri Loshi, ka thënë se ky subjekt politik është duke marrë mbështetje të madhe nga qytetarët në Kosovë.

Loshi, i cili është pjesë e mërgatës në Info Magazine ka theksuar se diaspora në numër të madh do të vijë në Kosovë për ta votuar këtë subjekt.

“Për këto zgjedhje është duke prirë një atmosferë jashtëzakonisht shumë e mirë. Që nga 1 shkurti jamë duke qëndruar këtu dhe kudo ku kam shkuar jam mirëpritur shumë mirë nga njerëzit. Ata i kam parë se e kanë mbështetur shumë LVV-në dhe janë për ndryshimin që ne jemi duke e synuar”.

“Vendimi i ri i Qeverisë në detyrë lidhur me atë se kush hynë në Kosovë duhet të ketë test negativ për COVID-19 , të lë një hapësirë për të dyshuar pasi është marrë pak ditë para mbajtjes së zgjedhjeve më 14 shkurt”.

”Por unë besoj se mërgimtarët do të vijnë në numër të madh dhe do ta mbështesin LVV-në dhe ndryshimin tonë”, ka thënë Loshi.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat