Hasani e AAK-së: Përkrahësit nga diaspora kanë vënë në dispozicion 50 autobusë për zgjedhje

Zgjedhjet 2021

Hasani e AAK-së: Përkrahësit nga diaspora kanë vënë në dispozicion 50 autobusë për zgjedhje

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 19:57
Arbnore Hasani

Kandidatja për deputete nga AAK-ja që vjen nga diaspora, Arbnore Hasani, ka thënë se simpatizantët e kësaj partie kanë vënë në dispozicion 50 autobusë për të gjithë ata që duan të vijnë në Kosovë për të votuar.

“Sa i përket financimit nga diaspora nuk ka ndonjë financim të veçantë për fushatën time, pasi jam kandidatja e vetme e AAK-së për diasporën. Financime në mënyrë indirekte janë bërë. Vënia në dispozicion e një autobusi i cili ka ardhur nga Zvicra në Kosovë për t’iu mundësuar mbështetësve të AAK-së që të shkojnë të votojnë. Nga përkrahësit e AAK-së janë në dispozicion deri në 50 autobusë në shtete të ndryshme të Evropës të cilët janë të gatshëm që t’i sjellin ata që duan ta përkrahin AAK-në në këto zgjedhje ku katër ose pesë autobusë tashmë janë nisur. Votimi nga diaspora përmes postës e ka zvogëluar interesin që të vijnë në Kosovë, sepse e kanë shfrytëzuar të drejtën demokratike dhe e kanë shprehur vullnetin e tyre përmes votimit me postë”.

Ajo, në Info Magazine, ka thënë se në diasporë ka mbështetës të të gjitha partive politike në vend.

“Mërgata është përkrahëse e partive të ndryshme duke përfshirë AAK-në, LDK-në, PDK-në dhe gjithashtu edhe Vetëvendosjen. Mendimi tejet i sigurt se diaspora e përkrah Vetëvendosjen është i pabazë dhe nuk qëndron absolutisht”.

Nëse do të zgjedhet deputete e legjislaturës së tetë, a do të jetojë në Kosovë apo Zvicër?

“Do të jetoj në të dy vendet. Është dëshirë dhe ëndërr që e kam qysh nga koha kur isha studente. Për ta arritur qëllimin tim, që të bëhem urëlidhëse mes Kosovës dhe diasporës, është e nevojshme që të jetoj në të dy vendet”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat