Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Evropë

Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë më shumë armë në Ukrainë

Më: 31 mars 2022 Në ora: 19:54
Ben Wallace

Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka njoftuar se do të dërgojnë më shumë armë në Ukrainë.

Dërgesa e re do të përfshijë artileri me rreze më të gjatë dhe më shumë raketa anti-ajrore.

"Do të ketë më shumë ndihma vdekjeprurëse që shkojnë në Ukrainë si rezultat i ditës së sotme.

Një numër vendesh kanë dalë ose me ide të reja ose me më shumë premtime parash," u tha Wallace gazetarëve pas një konference, raporton BBC. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat