Tre të vrarë dhe dy të plagosur në Gjermani

Evropë

Tre të vrarë dhe dy të plagosur në Gjermani

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 13:30
Foto ilustrim

Tre persona u vranë dhe dy të tjerë u plagosën të premten mbrëma kur një 64-vjeçar hapi zjarr ndaj fqinjëve në një pallat afër Augsburgut, Gjermani.

Burri 64-vjeçar, i cili jetonte vetëm, ka marrë armën rreth orës 19:15 dhe doli jashtë apartamentit të tij. Sipas informacioneve të Bild, pallati ka vetëm katër apartamente, ndaj fqinjët duhet të jenë njohur mirë.

Në vendngjarjen e parë të krimit, autori ka qëlluar fillimisht një grua që po tentonte të ikte. Në total, ai vrau tre persona në vendin e parë të krimit, duke përfshirë një çift të martuar (49 dhe 52).

Vrasësi më pas raportohet se takoi dy viktimat e tjera në shkallë dhe i vrau me armë. Pasi autori vrau tre fqinjë, ai u nis me veturën drejt një adrese tjetër.

Atje qëlloi një grua (32) dhe një burrë (44). Çifti ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në spital. Mësohet se të dy tani janë jashtë rrezikut për jetën.

Sfondi dhe motivi i saktë i aktit të përgjakshëm është ende i paqartë. Aktualisht në vendngjarje janë mjekësia ligjore.

Vrasësi u arrestua pas të shtënave, njoftoi policia gjermane në konsultim me prokurorin publik

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat