Akademiku serb: Populli e di çka flet në demonstrata kur porosit ‘Vuçiç shko’

Evropë

Akademiku serb: Populli e di çka flet në demonstrata kur porosit ‘Vuçiç shko’

Nga: F.B Më: 31 gusht 2023 Në ora: 13:13
Ljubomir Simoviç

Akademiku serb Ljubomir Simoviç ka deklaruar se folësit në protestën “Serbia kundër dhunë” kanë “shtruar disa kërkesa”, por nga masa pjesëmarrëse dëgjohet vetëm njëra “Vuçiç shko”, shkruan “Beta”.

"Edhe nëse Gashiç dhe Vulin ndërrohen, përsëri aty vjen një Vulin edhe Gashiç tjetër, çdo gjë do mbetej si ka qenë përpara. Mjafton të shikohet Kuvendi dhe e kuptoni se njerëz ndryshe ata edhe nuk kanë. Prandaj populli e di mirë kur thërret ‘Vuçiç shko”, tha Simoviç në intervistën “Nedeljnik”.

Ai shprehet se nuk “ka besuar” që pas 23 viteve të vij në situatën që përsëri demokracia të mbrohet në rrugë dhe nga aktorë të njëjtë.

“Askujt as në mendjen më të marrë, nuk do besonte, po të gjithë jemi fajtor, sepse i harxhuam kot të gjitha ato protesta që nga vitet 90-të” tha ai.

Ne kurrë “nuk kemi pasur në krye të shtetit një njeri që ka aq nevojë për të fol pandërprerë”.

"Ai iu ndërhyn dhe ndërprenë gazetarët që duan të shtrojnë pyetje, fol për të gjitha që nuk është kompetent . Monologjet e tij janë shpesh konfuz, por mund të vërehet një konstante”, tha Simoviç.

"Për çka do që flet, ai nuk lëshon rastin që të na tregoj sa i madh është”, tha me ironi akademiku serb.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat