Ishin përfshirë katër vetura dhe dy kamionë – detaje dhe pamje nga vendi i aksidentit që la tre të vdekur afër Lubjanës, Slloveni

Evropë

Ishin përfshirë katër vetura dhe dy kamionë – detaje dhe pamje nga vendi i aksidentit që la tre të vdekur afër Lubjanës, Slloveni

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 15:42
Foto nga aksidenti

Në një aksident të rëndë trafiku të ndodhur të hënën afër Lubjanës kanë humbur jetën tre persona.

Veç tyre, sipas informacioneve të fundit, siç raportojnë mediat e huaja, një person ka mbetur i lënduar.

Nga forca e goditjes automjetet janë përfshirë nga flakët dhe siç konfirmohet nga Policia e Lubjanës, tre persona kanë humbur jetën.

Në aksident janë përfshirë katër vetura dhe dy kamionë.

Hetimet vijojnë ende, pas të cilave do të dihen rrethanat e aksidentit.

Ndërkohë autoritetet policore të këtij vendi kanë paraqitur më shumë informacione për aksidentin e rëndë trafiku në unazën jugore të Lubjanës, ku humbën jetën tre persona.

Sipas tyre, aksidentin e ka shkaktuar një shofer kamioni sllovak, i cili për shkak të frenimit të vonuar është përplasur me një kolonë automjetesh.

Më pas ka ndodhur një përplasje zinxhir, ku kanë mbetur të vdekur dy shtetas italianë dhe një sllovene.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat