Nuk janë skena të filmit, por rrugët e Filadelfisë – njerëzit e droguar shihen të shtrirë sikur të ishin ‘zombie’

Evropë

Nuk janë skena të filmit, por rrugët e Filadelfisë – njerëzit e droguar shihen të shtrirë sikur të ishin ‘zombie’

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 17:54
Finlandë

Pamjet e reja shqetësuese tregojnë personat e varur prej drogës përgjatë trotuareve të shpërndarë “si grumbuj plehrash të djegur” në Filadelfia.

Lagjja Kensington në Filadelfia verilindore, e cila është bërë e njohur për tregtinë e hapur të drogës, shihet e mbushur me njerëz të droguar – shumë prej tyre të shtrirë këmbëzbathur në tokën e ndyrë.

Disa nga të varurit duket se nuk kanë kontroll mbi trupat e tyre pasi shihen të përkulur dhe duke luftuar për të qëndruar në këmbë, raporton nypost.

Të tjerët shihen të zhveshur në një nga shumë kampet e improvizuara të të pastrehëve në lagjen e mbushur me krime.

Shumica e banorëve që duken si ‘zombie’, nuk kanë tenda dhe flenë në tokë mes grumbujve të mbeturinave, ku pasuritë e tyre të pakta i kanë të vendosur në qese plastike, karroca pazari, çanta shpine ose shporta rrobash.

Videoja e re alarmante nxjerr në pah dështimin e dukshëm të Filadelfias, të udhëhequr nga demokratët, për të kontrolluar përdorimin në rritje të drogës Xylazine, e njohur më mirë si “tranq” – një qetësues i fuqishëm kuajsh dhe bagëtish që përdoret për të rritur efektet e heroinës, kokainës dhe fentanilit.

Ndryshe, Xylazine u gjet në mbi 90 për qind të mostrave të testuara në Filadelfia në vitin 2021. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat