Britania e Madhe dënon atë që e quan përdorim të raketave të Koresë së Veriut nga Rusia kundër Ukrainës

Evropë

Britania e Madhe dënon atë që e quan përdorim të raketave të Koresë së Veriut nga Rusia kundër Ukrainës

Më: 5 janar 2024 Në ora: 00:48

Britania e Madhe e dënoi të enjten atë që e quajti vendimin e Rusisë për të përdorur raketa balistike me burim nga Koreja e Veriut në sulmet e fundit kundër Ukrainës.

“Mbretëria e Bashkuar dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të përdorur raketa balistike me burim nga Koreja e Veriut në sulmet e fundit kundër Ukrainës”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

Ne i bëjmë thirrje Koresë së Veriut të ndërpresë furnizimin e saj me armë për Rusinë”.

Reagimi vjen  duke cituar Shtëpia e Bardhë të ketë thënë se Koreja e Veriut së fundmi i dha Rusisë raketa balistike dhe lëshues për përdorim në luftën e Moskës kundër Ukrainës, disa prej të cilave Rusia i ka gjuajtur në Ukrainë.

“Koreja e Veriut është subjekt i një regjimi të fortë sanksionesh, tha zëdhënësi i Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.

“Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të punojë me partnerët e saj për të siguruar që Koreja e Veriut të paguajë një çmim të lartë për mbështetjen e luftës të Rusisë në Ukrainë”, shkruan Reuters.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat