​"Zonja Arkitekt", ekspozita që prezanton gra arkitekte bullgare nga gjysma e parë e shekullit 20

Evropë

​"Zonja Arkitekt", ekspozita që prezanton gra arkitekte bullgare nga gjysma e parë e shekullit 20

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 21:27
Ilustrim

Ekspozita udhëtuese "Zonja Arkitekt" do të hapet në Galerinë e Arteve të qytetit Stara Zagora të shtunën në prag të 90-vjetorit të ndërtesës, tha për BTA drejtoresha e galerisë Katya Gineva-Gyurkovska.

“Ndërtesa e njohur si Salla e Tregut Stara Zagora, u përurua më 4 shkurt 1934”, tha ajo.

Ekspozita paraqet gra arkitekte bullgare nga gjysma e parë e shekullit të 20-të. Ky version i modifikuar tregon qytetet me ndërtesa të projektuara nga gra arkitekte.

Vizitorët mund të shohin 17 panele me dokumente, vizatime, plane, multimedia dhe portrete të grave që kanë kontribuar në arkitekturën në Bullgari.

“Ndoshta banorët e Stara Zagorës do të jenë më të interesuar për portretin e Elena Varakadzhieva-Skordeva, e cila është pjesë e ekipit që e projektoi ndërtesën”, tha Gineva-Gyurkovska.

"Kur u hap konkursi për një projekt arkitektonik të ndërtesës, morën pjesë disa ekipe. Udhëheqëse e njërit prej këtyre ekipeve ishte Elena Varakadzhieva-Skordeva", tha ajo.

Pas hapjes së ekspozitës, ligjërata e Teodor Karakolev, një nga themeluesit e Fondacionit Bullgar të Arkitekturës Moderniste, do të jep më shumë detaje për jetën e Varakxhieva-Skordevës.

Ekspozita organizohet nga Instituti Goethe në Bullgari dhe Fondacioni Bullgar i Arkitekturës Moderniste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat