Beckham - futbollisti i parë në hapësirë, Victoria i frikësohet nisjes

Mediale Vip

Beckham - futbollisti i parë në hapësirë, Victoria i frikësohet nisjes

Më: 23 dhjetor 2018 Në ora: 16:08
David Beckham

David Beckham ka gjasa të jetë lojtari i parë i futbollit në univers, raporton The Sun.

Futbollisti 40-vjeçar ka menduar për një gjë të tillë, dhe ai thekson se kjo është një ide më realiste, pasi së shpejti do të jetë e mundur të udhëtohet në hapësirë.

"Është diçka që Davidi ka thënë për disa kohë tani dhe tani që një udhëtim në hapësirë është ide më realiste, ajo edhe mund të realizohet", tha një burim pranë lojtarit. 

Fëmijët e tij thanë se gjithashtu do të donin të shkonin me të, dhe Beckham do të donte të ishte personi i parë që të godiste topin në univers. Ata theksojnë se kjo është një temë e zakonshme në familjen e tyre dhe mendojnë se do të ishte shumë e mirë për ta bërë këtë. Bashkëshortja e tij, modelja e njohur Victoria kohët e fundit deklaroi se ideja është e mirë, por ka frikë të niset në hapësirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat