Pas Bleros, Afrona flet për takimet me Teuta Krasniqin si dhe tregon nëse do e ftojë në dasmë!

Mediale Vip

Pas Bleros, Afrona flet për takimet me Teuta Krasniqin si dhe tregon nëse do e ftojë në dasmë!

Më: 2 janar 2019 Në ora: 11:01
Blero dhe Afrona dhe Teuta

Blero dhe Afrona ka vite që janë bashkë, madje tash e disa kohë edhe të fejuar.

Shpeshherë si Blero por edhe Afrona kanë folur për raportet që kjo e fundit ka me ish gruan e Bleros, Teuta Krasniqin.

Së fundmi, çifti ishin të ftuar në emisionin “Mirage” ku u pyetën rreth asaj se kush takon më shpesh Teutën, e që rezultoi të ishte Afrona.

Modelja ka treguar se si është takimi me ish gruan e të fejuarit të saj.

“Takim shumë normal sepse është vajza Tara për neve shumë me rëndësi që të kemi raporte të shëndosha”, tha Afrona, duke vazhduar më tej rreth ftesës së dasmës nëse do i bëhet Teutës.

“Nëse do kisha bërë kanagjegj do e ftoja, pse jo, por nuk ma merr mendja se do e bëj këtu në Kosovë, pasi shoqet e mia dhe familja jetojnë në Zvicër , kështu ne do bëjmë vetëm një festë beqarie në Mykonos, Greqi”.

Ndërsa Blero u shpreh se dasma është e jona, e miqve tanë, familjeve tona, kështuqë nuk ka diskutim tutje rreth kësaj çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat