Shifra marramendëse, zbulohet vlera e pasurisë së Lady Gaga

Mediale Vip

Shifra marramendëse, zbulohet vlera e pasurisë së Lady Gaga

Më: 10 shkurt 2019 Në ora: 19:21
Lady Gaga

Muajt e fundit, Lady Gaga ka qenë ndër personazhet më të përfolur, për shkak edhe të rolit të saj në filmin ‘A Star is Born’. Gjatë këtij sezoni ajo është nominuar për disa çmime të ndryshme, në kinematografi dhe muzikë, duke shtuar akoma dhe më shumë famën e saj. Megjithatë Lady Gaga është bërë e njohur shumë vite më parë dhe duhet thënë se ajo i ka shijuar sukseset që në fillim të karrierës. Gjithsesi gjatë këtyre viteve ajo është rritur shumë profesionalisht dhe njëkohësisht edhe të ardhurat e saj. Lady është ndër artistët më të vlerësuar dhe të paguar dhe sigurisht që pasuria e saj kap vlera marramendëse. Sipas ‘Celebrity Net Worth’ çdo gjë që Lady Gaga posedon kushton 300 milionë dollarë në total. Ndërkohë kujtojmë se ‘Forbes’ pak muaj më parë zbuloi se vetëm në gjysmën e vitit 2018, artistja e njohur kishte fituar plot 50 milionë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat