Katy Perry ka një unazë të madhe, me ngjyra dhe në formë të lules, që kushton hiç më pak se 7,3 milionë dollarë.
Kjo unazë duket krejtësisht e ngjashme me unazën që i fejuari i saj ia kishte blerë supermodeles Miranda Kerr.
Fansat e të dyjave ishin shumë të shpejtë për ta vërejtur këtë ngjashmëri të unazave sapo Perry njoftoi se ajo është fejuar me aktorin Orlando Bloom.
Ky i fundit i bëri një propozim shumë romantik këngëtares në ditën e të dashururave [festën e Shën Valentinit] e cila edhe u emocionua jashtëzakonisht shumë.
Një burim afër çiftit ka treguar për revistën People se Bloom ka qenë duke e planifikuar propozimin për disa kohë – madje ai kishte marrë edhe lejen e prindërve të Perryt para se ta bënte propozimin.
Kur ai e bëri një gjë të tillë, këngëtarja Katy Perry ishte shumë e ekzaltuar dhe po dridhej nga lumturia.