“Portokallinë” apo “BE Coffe”? Zbuloni se kë zgjedh Bes Kallaku

Mediale Vip

“Portokallinë” apo “BE Coffe”? Zbuloni se kë zgjedh Bes Kallaku

Më: 5 mars 2019 Në ora: 15:55
Bes Kallaku

Aktori i humorit mjaft i dashur për publikun shqiptar, Bes Kallaku, ishte mbrëmë i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”.

Gjatë pyetjeve të fëmijëve, njëri prej tyre i tha Besit që të zgjidhte mes “Portokallisë” dhe “BE Coffee-së”.

Në fakt aktori i humorit preferoi që të mos zgjidhte asnjërën mes dy alternativave, duke pohuar se është mirënjohës për këdo dhe çdo gjë që ka mësuar në “Portokalli.”

Sakaq, duke iu referuar dy kolegëve të tij Erion Isai dhe Olsi Bylyku, Besi theksoi: “Nuk do ndërtonim shtëpinë tonë nëse s’do ishim bërë ustallarë në Portokalli”.

Më pas ai u pyet nga një fobi për fobitë që ka bashkëshortja e tij, Xhensila Myrtezaj. Duke qeshur Besi tha: “Ajo ka dy fobi. Gjilpërat dhe qentë. Ndërsa kur ishte momenti që të bënte gjilpëra për të mirën e Ajkës, nuk kishte frikë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat